Lajmet e fundit

Kapiteni legjendar i Barcelonës, Carles Puyol, e ka zbuluar që e kishte refuzuar rivalin e përbetuar, Real Madridin, dy herë gjatë karrierës së tij.
Puyol ka pohuar që Mbretërit kishin tentuar që ta transferonin në dy raste, një herë në sezonin 2001-2002, dhe herën tjetër më 2004-2005.
“Real Madrid punësoi Jose Antonio Camacho-n si trajner të ri dhe ai më kërkonte mua dhe Ronaldinho-n”, ka thënë Puyol për TV3.
“Ata provuan të më transferojnë në ato dy raste, por unë isha në klubin më të mirë në botë dhe doja që të fitoja tituj atje. Andaj mbeta”.