Lajmet e fundit
Ish-mbrojtësi i Barcelonës Carles Puyol dhe bashkëshortja e tij Vanesa Lorenzo janë duke pritur fëmijën e tyre të dytë.

Ai ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram me partneren e tij ku në përshkrim shkruhet “Duke Festuar”.
Çifti ka një vajzë që quhet Manuela ndërsa fëmija i dytë i tyre pritet të lindë kah fundi i këtij viti.
Familjet e lojtarëve të cilët kane luajtur dhe janë duke luajtur për klubin janë duke u rritur pasi partneret e Messi, Bartra dhe Xavi janë duke pritur fëmijë.
Poashtu gjatë këtij viti edhe Pique, Iniesta, Montoya dhe Pedro u bënë baballarë.