Lajmet e fundit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka dërguar ngushëllimet e tij liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, për vdekjen e presidentit iranian, Ebrahim Raisi.
Sipas Kremlinit, Putin i tha Khameneit në një mesazh:
“Ju lutemi pranoni ngushëllimet e mia të thella në lidhje me tragjedinë e madhe që i ndodhi popullit të Republikës Islamike të Iranit”, transmeton Klankosova.tv.
“Sejed Ebrahim Raisi ishte një politikan i shquar, të cilit gjithë jetën iu përkushtua në shërbim të Atdheut”.
“Si një mik i vërtetë i Rusisë, ai dha një kontribut të paçmuar personal në zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis vendeve tona dhe bëri përpjekje të mëdha për t'i sjellë ato në nivelin e partneritetit strategjik”.