Vladimir Putin u bë profili më i lartë politik që hapi Lojërat Olimpike në Pekin. Por, jo të gjithë udhëheqësit shtetërorë vepruan si presidenti i Rusisë.
Ngjarjen më të madhe sportive dimërore në botë e kanë bojkotuar shumë liderë të tjerë si shenjë proteste ndaj Kinës e cila akuzohet për keqtrajtimin e ujgurëve myslimanë.
Prandaj vizita e liderit rus vjen mes mbështetjes në rritje të Kinës për Moskën në mosmarrëveshjen e saj me Ukrainën, që kërcënon të shpërthejë në konflikt të armatosur.
Vladimir Putin dhe Xi Jinping zhvilluan edhe bisedime, teksa të dy udhëheqësit synojnë ta projektojnë veten si kundërshtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj.
Diskutimet mes liderëve shënojnë takimin e tyre të parë personal që nga viti 2019 dhe vijnë pasi Kina dhe Rusia përafrojnë gjithnjë e më shumë politikat e tyre të jashtme.
Të unifikuar të dy superfuqitë në kundërshtimet me bllokun e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara janë shfaqur edhe në takimet e Kombeve të Bashkuara.
https://www.youtube.com/watch?v=q8Z2OdXJWNA
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.