Lajmet e fundit

Presidenti rus, Vladimir Putin po vazhdon vizitën e tij në Kinë, të organizuar nga udhëheqësi kinez Xi Jinping.
Ai vendosi kurorë lulesh në Monumentin e Heronjve të Popullit në sheshin Tiananmen në Pekin, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv.
Më pas ai mori pjesë në një ngjarje gala që festonte 75-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike të krijuara midis ish-Bashkimit Sovjetik dhe Republikës Popullore të Kinës, e cila u krijua pas një lufte civile në vitin 1949.

