Fansat e kantautorit të njohur britanik, Ed Sheeran, janë duke u ‘’çmendur’’ me këngën e tij të fundit, ndërsa teksti i saj absolutisht të lë pa frymë.
Projekti i fundit i publikuar jo më shumë se disa ditë më parë, është i titulluar ‘’Perfect’’ dhe me të vërtetë ndërsa klipi shoqërohet nga meloditë e bukura, shfaqet dhe romancë fantastike nga yjet Ed si dhe Zoey Deutch, transmeton Klan Kosova.
Ajo çfarë më së shumti po diskutohet rreth kësaj kënge, janë momentet e bukura në mes dyshes të cilat janë të realizuara gjatë një udhëtimi me ski të shoqëruar nga miqtë e tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=2Vv-BfVoq4g
Të gjithë kalojnë me po aq mrekulli, por sic dhe shihet në klip, përfundimisht Ed dhe Zoey, ndahen nga turma për të kaluar kohë të vetëm në një kasolle ndërsa tutje dhe pason një puthje e cila nga fansat e tyre po cilësohet e ngrohtë në mes të dimrit dhe po aq perfekte sikurse kënga.
Për më shumë shikoni dhe njëherë klipin i cili dhe ngjan aq shumë me kohën në temperaturat e ulëta!
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.