Lajmet e fundit

Stadiumi Jose Alvalade dikur kishte qenë shtëpia futbollistike e Cristiano Ronaldos, por në natën e mbrëmshme, një fanst u fut në fushë për të e puthur këmbën e rivalit të tij më të madh, Lionel Messit.
Në fitoren prej 0:1 të Barcelonës ndaj Sporting, një djalosh u fut në fushë në momentet e fundit të ndeshjes vetëm për ta shfaqur dashurinë e tij ndaj argjentinasit.
Shumica e të pranishmëve në tribuna nuk ishin të lumtur pas këtij incidenti, dhe thirrën emrin e yllit të Real Madrid dhe Portugalisë.