Pushimet e para të një çifti të ri nga Britania përfunduan në katastrofë, sepse vetëm njërit prej tyre iu lejua të kthehej në shtëpi, për shkak të koronavirusit.
Tom Selsby dhe Lauren Haddock nga Merseyside, të shtunën duhej të ktheheshin në shtëpi pas një udhëtimi në Majorca, mirëpo Tomi rezultoi pozitiv në testin për COVID-19.
Çifti u dërguan me ambulancë në një hotel për t’u izoluar, ata u vendosën në dhoma të ndryshme, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.
Zyrtarët spanjollë i thanë Tomit se duhej të rezultonte negativ për t’u kthyer në shtëpi, gjë që më pas edhe ndodhi.
Por, pastaj Lauren doli pozitiv, duke mbetur iu pamundësuar kështu udhëtimi.
Ajo nuk mund të besonte se i ndodhi një gjë e tillë.
"Nuk mund ta besoj. Ai doli negativ dhe pastaj unë pozitiv, që do të thoshte se nuk mund të kthehesha në shtëpi me të”, shtoi ajo.
Tutje, ajo shtoi se kishte mbetur shumë e hutuar nga e gjithë kjo ngjarje.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.