Një punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë ka përfunduar në spital me plagë nga arma e zjarrit.
Sipas Policisë së Shtetit, rasti ka ndodhur më datë 24.05.2024, rreth orës 18:00.
“...është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në SUT, shtetasi F. S., 28 vjeç, punonjës pranë Gardës së Republikës, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit”, ka thënë Policia e Shtetit.
Në lidhje me rastin, policia tha se është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.