Lajmet e fundit

Një punëtor pishine është filmuar duke performuar një mrekulli që vetëm magjistari Dynamo ka arritur të bëjë deri tani, të ecë mbi ujë.
Video tregon anglezin Scott Crosby nga Northymberland duke “ecur” përmes pishinës pa u zhytur,me këmbë mbi ujë, por kjo falë punës mahnitës të kolegëve të tij:
27 vjeçari e kaloi pishinën 12.5 metra sepse punëtorët e tjerë kishin vendosur një material të padukshëm nën sipërfaqen e ujit.
“Ata më quajnë Jezus tani. Disa njerëz që e panë menjëherë menduan se unë isha duke ecur mbi ujë.”- tha Crosby për Daily Mail.
“Arrita të bëja sepse eca me shpejtësi. Dikush tjetër e provoi dhe nuk kishte aq fat pasi ra në ujë,”- shtoi ai./ oranews