Lajmet e fundit

"Në Mjekimin Intensiv është pranuar dje një pacient nga Qendra Emergjente, ku për shkak të lëndimeve që janë shkaktuar në regjionin e kokës, është dashur t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik. Pas intervenimit kirurgjik, pacienti është sjellë në Mjekimin Intensiv, ku vazhdon të marrë trajtimin mjekësor. Lëndimet janë serioze, në regjionin e kokës, ku është dashur edhe të bëhet intervenimi kirurgjik. Gjendja e pacientit është stabile, edhe pse lëndimet janë shumë serioze", deklaroi Uka për Klankosova.tv.Ai bëri të ditur se 60-vjeçari vazhdon të mbahet nën përkujdesje intensive dhe po monitorohet vazhdimisht nga ekipi mjekësor. Sipas Ukës, pacienti ndodhet ende i fjetur me barna dhe është i kyçur në aparaturat mjekësore, ndërsa gjendja e tij po ndiqet nga afër për shkak të natyrës së rëndë të lëndimeve. https://klankosova.tv/detaje-te-reja-punetori-i-lenduar-i-kosovamont-eshte-60-vjecar-kjo-eshte-gjendja-e-tij/