Njëra ndër kompanitë më të mëdha evropiane të fluturimit, Lufthansa, ka anuluar mbi 1,300 fluturime të parapara për të premten.
Kjo, pasi që sindikata e punëtorëve ka ftuar për protestë njëditore në shtatë aeroporte gjermane, përfshirë atë të Frankfurtit, Mynihut dhe Hamburgut.
“Na vjen keq për ndikimin e madh të kësaj proteste paralajmëruese, e cila do të peshojë mbi pasagjerët tanë”, ka thënë Michael Niggemann, anëtar i bordit ekzekutiv të Lufthansa, transmeton KlanKosova.tv.
“Ne nuk jemi pjesë e këtij pazarllëku dhe as kemi ndikim në të. Sidoqoftë, mysafirët tanë dhe ne jemi tepër të prekur”.
Në total, 2,340 fluturime janë prekur, duke çrregulluar fluturimet e mbi 295 mijë pasagjerëve.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.