Qeveria e Venezuelës kanë vendosur që punëtorët e sektorit publik të punojnë vetëm dy ditë në javë, kjo si masë e përkohshme që të kalohet kriza serioze e energjisë.
Zëvëndëspresidenti, Aristobulo Isturiz, ka deklaruar se nënpunësit civilë duhet të shkojnë në punë vetëm të hënën dhe të martën derisa kriza të përfundojë, transmeton Klan Kosova.
Venezuela është duke u ballafaquar me një thatësirë të madhe, që ka ulur në mënyrë dramatike nivelet e ujit.
Opozita e Venezuelës kanë deklaruar se Qeveria e ka keqmenaxhuar krizën.
Isturiz e ka dhënë këtë deklaratë në televizionin kombëtar dhe do të ndikojë dy milionë punëtorë të sektorit publik.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.