Një moment interesant nga një kantier ndërtimi diku në botë është bërë viral në rrjetet sociale, pasi tregon mënyrën kreative që punëtorët zgjodhën për të ngrënë drekën.
Karrocën e ndërtimit që përdoret për transportimin e materialeve, ata vendosën ta përdorin si një skarë të improvizuar, ku e përgatitën mishin, transmeton Klankosova.tv
Kjo fotografi ka tërhequr vëmendjen e mijëra përdoruesve, të cilët kanë reaguar me humor dhe komente pozitive, duke vlerësuar zgjuarsinë e punëtorëve.
"Para se të përfundojnë muret, ndizet skara. Çdo projekt i madh meriton një pushim të mirë dreke", ishte vendosur në mbishkrimin e fotos që u bë virale. /Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.