Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vazhduar emërimet me zëvendësministra në Qeverinë e Kosovës.
Kurti brenda një dite emëroi tre zëvendësministra në kabinetin e tij qeveritar, raporton Klankosova.tv.
Ali Dula, u emërua në Ministrinë për Zhvillim Rajonal, Agon Batusha në dikasterin e Administrimit të Pushtetit Lokal, e Hysni Mehani te Financat.
Veprimi që mbanë nënshkrimin e kryeministrit, Albin Kurti, po kritikohet nga opozitarët e deritashëm.
Qeveria pas rrëzimit kompetencat për vendimarrje i ka të limituara, derisa janë të përcaktuara me ligj veprimet e ndaluara kur kompetencat e ekzekutivit nuk janë të plota.
Detajet mund t'i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:
https://www.youtube.com/watch?v=FVPHLdkKWJQ
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.