Lajmet e fundit

Dominik Szoboszlai do të jetë lojtar i ri i skuadrës së Liverpoolit.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Liverpooli e ka informuar Leipzigun se do ta aktivizojë klauzolën e Szoboszlai, që është 70 milionë euro dhe vlen vetëm edhe sot.
Tashmë, Liverpooli ka arritur marrëveshje me lojtarin për kushtet personale, dhe tani është gati t’i nënshtrohet testeve mjekësore së shpejti.
Hungarezi do të jetë transferimi i dytë, pas argjentinasit Alexis Mac-Allister, i cili pak kohë më parë është transferuar në “Anfield” për rreth 40 milionë euro. /Klankosova.tv.