Lajmet e fundit

Chelsea ka arritur marrëveshje për transferimin e Wesley Fofanas, nga Leicester City.
Kështu ka bërë të ditur gazetari i njohur, Fabrizio Romano, i cili është shprehur se dy klubet kanë arritur marrëveshje, derisa kanë mbetur vetëm edhe disa detaje për t’u zyrtarizuar, transmeton Klankosova.tv.
Fofana tashmë ka arritur marrëveshje me Chelsean, sa i përket kushteve personale, ku do të nënshkruajë kontratë gjashtëvjeçare.
Siç raportohet nga mediat në Britani, Fofana do të kalojë te Chelsea, për rreth 75 milionë euro.