10.11.2017 · përditësuar para 3145 dite1 min lexim
Ka një ofertë për një punë të ëndrrave në cancun.com e që esencialisht nëkupton se do të paguheni për të jetuar në destinacionin e bukur meksikan, Kankun.
Ueb-faqja po punëson një Zyrtar të Eksperiencës në Kankun për të përfaqësuar dhe promovuar këtë vend, si dhe Riviera Maya-n e Yucatan-in.
Ata janë të gatshëm të paguajnë mijëra dollarë në muaj për këtë punë.
Për më tepër, për këtë punë nuk ju duhet ndonjë eksperiencë, dhe keni nevojë vetëm një pasaportë.
Kjo punë do t’ju mundësojë të futeni thellë në kulturën e Kankunit, dhe t’i shpërfaqni të gjitha mrekullitë e tij, për të inkurajuar më shumë turizëm.
Ju po ashtu do të keni mundësi të qëndroni në hotelet e Kankunit , të hani në restorante, të notoni me peshkaqenë dhe ta eksploroni xhunglën.
●●●
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.