22.09.2015 · përditësuar para 3962 dite1 min lexim
Rreth 30 mijë persona të punësuar nga autoritetet indiane në qytetin Indian Mumbai, njihen si makina fshirëse.
Këta punëtorë ata mbledhin mbeturina, pastrojnë rrugët e qytetit, kanalizimet dhe zakonisht këtë punë e kryejnë me breza të tërë të një familje.
Fotografi Sudharak Olwe për një vit ka dokumentuar me anë të fotografive jetesën e vështirë të tyre, transmeton Klan Kosova.
Ai tregon se jo vetëm qytetarët e këtij qyteti por edhe vetë ata kanë një lloj përçmimi për punën që bëjnë.
“Të gjithë punëtorët pa përjashtim, nuk e duan punën që bëjnë”, u shpreh Olwe.
Më poshtë mund t’i shikoni disa prej fotografive që tregojnë punën e mundimshme e çnjerëzore që bëjnë këta njerëz në Indi.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.