Në vitet e kaluara komunikimi në mes njerëzve zhvillohej në mënyra të ndryshme.
Pjesë e këtij komunikimi ishin edhe letrat apo zarfet të cilat dërgoheshin tek personat që ju dëshironit të jepni lajm.
Pos vargjeve të shkruara vëmendje i kushtohej edhe pullave postare, të cilat dizajnoheshin në forma të veçanta.
Kështu dizajnimi i pullave postare ka filluar të përdoret edhe tani, një vajzë nga Gjermania ka hapur një llogari në rrjetin social Instagram e cila poston video të ndryshme të krijimit të pullave postare.
Më interesantet llogariten ato me lule ku ju vendosni një lule në materialin e pullës postare dhe më pas me anë të vulës ajo do të thahet.
https://www.instagram.com/p/Bi6n5N-lhze/
https://www.instagram.com/p/BsP1XbdCV0_/
https://www.instagram.com/p/BsiG2CbHdUD/
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.