Brighton dhe Liverpooli kanë barazuar me rezultat 2-2, në kuadër të xhiros së tetë në Premier League.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Adingra, në minutën e 20’.
Megjithatë, Liverpooli brenda pesë minutave e ktheu rezultatin me dy golat e Mohamed Salah.
Fillimisht Salah realizoi në minutën e 40’, teksa më pas pak para se kryhej pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, “Pulëbardhat” e barazuan rezultatin me anë të Dunk, në minutën e 78’.
Liverpooli pas tetë xhirove ka 17 pikë dhe renditet në pozitën e tretë. Ndërsa Brightoni ka një pikë më pak në vendin e gjashtë. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.