Policia në Vushtrri me datë 21. 08.2022, përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ka pranuar një informacion për një video të publikuar në rrjetin social “Tik-Tok”, në të cilën shihej një person duke shtënë me armë zjarri.
Sot me datën 22.08.2022, policia e ka identifikuar personin i cili shihej në videon e publikuar si dhe e ka arrestuar atë, transmeton Klan Kosova.
“A.M., 21 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës ku i njëjti ka pranuar se me datën 20.08.2022, gjatë një ahengu familjar në shenjë gëzimi kishte shtënë disa herë në ajër nga një armë me gas.
“Arma është sekuestruar në cilësi të provës materiale. Personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale: ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, posedim apo kontroll të paautorizuar të armës’”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.