Një person është arrestuar në Deçan pasi kishte shtënë me armë zjarri në ajër, të enjten.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se arrestimi i tij vjen pasi i njëjti e kishte publikuar një video-incizim duke shtënë.
Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë që dyshohet se është përdorur në rast. Pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.