Lajmet e fundit

Traileri i parë zyrtarë për Disney Pixar “Finding Dory" sapo është publikuar.
Filmi sjell karakterin e preferuar nga Finding Nemo me zë të Ellen DeGeneres. Gjithashtu mund të shihni rikthimin e Marlin dhe Nemo-s, transmeton Klan Kosova.
Në film mund të shihni peshkun blu i cili bashkohet me të dashurit e saj dhe gjatë rrugëtimit të gjithë e mësojnë kuptimin e vërtetë të familjes.
Diane Keaton, Idris Elba, Ty Burrell, Dominic West, dhe disa të tjerë, janë zërat që dëgjohen në film.
"Finding Dory" është vendosur të dalë në kinema më 17 qershor 2016.