20.02.2019 · përditësuar para 2702 dite1 min lexim
HBO ka lëshuar trailerin për dokumentarin e ardhshëm “Leaving Neverland”.
Dokumentari katër orësh, tregon akuzat për ngacmimin seksual ndaj fëmijëve bërë nga Michael Jackson – duke u fokusuar në viktimat Wade Robson dhe James Safechuk, transmeton Klan Kosova.
Të dy personat, tani në të tridhjeta, e kanë përshkruar marrëdhënien e tyre me Michael duke filluar që kur ata ishin shtatë dhe 10 vjeç duke paraqitur edhe foto personale, mesazhe dhe audio.
Ky dokumentar, i ndarë në dy pjesë, do të lëshohet me 3 dhe 4 mars.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.