Kombëtarja U-19 e Kosovës në futboll nesër (më 16 qershor) udhëton për në Shqipëri, me ç’rast do të zhvillojë dy ndeshje miqësore, njërën më 16 dhe tjetrën më 18 qershor, kundër Kombëtares së Shqipërisë U-19.
Përballjet me Kombëtaren kuqezi vijnë në kuadër të parapërgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian 2022, e të cilat do të zhvillohen në muajin tetor.
Në rrethin e parë kualifikues Kosova U-19 do të përballet me Norvegjinë, Gjeorgjinë dhe Uellsin.
Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi ka publikuar listën e lojtarëve me të cilët do të paraqitet në dy ndeshjet kundër Kombëtares së Shqipërisë në “Elbasan Arena”, e ku janë përfshirë 23 futbollistë.

●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.