Sot është bërë publikimi i librit të titulluar “Të damkosurit e Ballkanit”, me autor Shkëlzen Gashin.
Me këtë libër, publicisti Shkëlzen Gashi iu është kundërpërgjigjur historianit Frashër Demaj, i cili në tekstet e gjashtë vëllimeve për Historinë e Ballkanit, sipas Gashit, Demaj e ka paraqitur historinë e shqiptarëve në mënyrën më të keqe.
Gashi ka kërkuar që këto botime të publikuara në vitin 2016 të ndryshohen dhe institucionet kosovare të paguajnë historianë qoftë edhe ndërkombëtarë që e njohin mirë historinë e shqiptarëve në mënyrë që të bëhen përmirësime në këto libra.
Libri “Të damkosurit e Ballkanit” iu është dërguar të gjitha institucioneve në Kosovë, dukë përfshirë Presidencën, Kuvendin, Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, etj.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.