Lajmet e fundit

Është publikuar fotografia zyrtare e samitit të "Open Balkan" që po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Në fotografi janë: kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, si dhe kryeministri i Bosnjë e Hercegovinës, Zoran Tegeltija.
Siç edhe shihet në këtë fotografi mungon ndonjë përfaqësues i Kosovës.
Gjatë samitit janë paraparë të nënshkruhen disa memorandume mes tre vendeve, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ndërkaq, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina po marrin pjesë si vëzhguese, transmeton Klankosova.tv