Qeveria e Meksikës ka bërë publike të dhënat zyrtare që tregojnë se rreth 75,000 shtetas meksikanë janë rikthyer në vendin e tyre që nga data 20 janar 2025, kur Donald Trump mori detyrën si president i Shteteve të Bashkuara për një mandat të dytë.
Lajmi u konfirmua nga presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum, e cila deklaroi se rikthimi i qytetarëve ka qenë kryesisht në mënyrë vullnetare, ndërsa mijëra të tjerë janë dëbuar nga autoritetet amerikane pas rritjes së masave kufizuese në politikën e emigracionit të administratës Trump.
“Nga këta, mbi 45,000 persona kanë përfituar ndihmë nga programi ‘México te Abraza’ (Meksika të Përqafon), i cili ofron mbështetje për integrimin dhe përballimin e jetës pas kthimit në vendlindje”, shtoi Sheinbaum në një konferencë për media.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.