Lajmet e fundit

Një nga piktoret me të famshme meksikane, Frida Kahlo, ka lënë gjurmë me artin e saj, pikëpamjet politike dhe personalitetin shpërthyes.
E ajo që pak persona e dinë, është që Frida ka lënë një koleksion unik të veshjeve të saj dhe gjërave personale.
Këto gjëra janë shfaqur për publikun pas afërsisht 50 viteve që kanë qëndruar të mbyllura.
Bashkëshorti i Fridas, Diego Rivera, vendosi që të mbyllë gardërobën e saj në një dhomë në shtëpinë e tyre në Meksikë, si dhe urdhëroi që të mos hapej për 15 vite pas vdekjes së tij.
Ai vdiq në vitin 1957, megjithatë gjërat e Fridas mbetën të mbyllura deri në vitin 2004, kur muzeu vendosi që t’i shfaq.















