Lajmet e fundit

Pas kësaj ''3P SH.P.K'' ka ushtruar ankesë në OSHP.
Deri sa lënda ka qenë duke u shqyrtuar në OSHP, për shkak të urgjencës dhe nevojës për shërbime, Ministria kishte shpallur tender emergjent, deri në një verdikt të OSHP-së.
Tenderi emergjent i është dhënë kompanisë ''3P SH.P.K'' ( DHL), e cila përsëri me ofertën e njëjtë ka nënshkruar kontratë te përkohshme.
Në këtë mënyrë Ministria (Autoriteti Kontraktual) që po përballej me vonesa, ka përdorur standarde te dyfishta, sepse fillimisht ofertën financiare të DHL e kishte vlerësuar si '' abnormalisht të ulët'', ndërsa të njëjtën e shpall fituese të tenderit emergjent vetëm pse kishte nevojë urgjente për dërgimin e pasaportave dhe dokumenteve diplomatike.
Eksperti i pavarur i caktuar nga OSHP ka propozuar anulimin e procesit dhe ri-tenderim.
Këtë propozim nuk e ka marrë për bazë OSHP por i ka dhënë të drejtë vendimit të Ministrisë që i kishte dhënë kontratë ''AL DUSHI SH.P.K'', që u detyrua t’ia ndërpres më 24 tetor për shkak të dështimit që t’i kryej shërbimet.
Në vendimin e anulimit të kontratës të nxjerrë nga ministria që drejton Donika Gërvalla (më saktësisht nga Kaltrina Dalipi U.D e Divizionit të Prokurimit që ka lidhje familjare me Luan Dalipin shef i stafit në Kabinetin e Kryeministrit Kurti), ishin theksuar vonesat në dërgimin e postës brenda afateve kohore, dëmtime të zarfeve.
Gjithashtu MPJD ka konfirmuar se mbi 400 pasaporta dhe mbi 100 letërnjoftime ende s’janë dërguar në adresat e destinuara.
Ndërkohë në media ka pasur raportime se pasaportat në fjalë kanë humbur.
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz pas raportimeve në media dhe reagimit të partive opozitare, ka dalë me një reagim, duke u munduar që përgjegjësinë për përzgjedhjen e kompanisë ''AL DUSHI Sh.P.K'' t’ia lë Organit Shqyrtues të Prokurimit.