Kanë kaluar 19 ditë që kur Cameron Diaz dhe Benji Madden, bënë të ditur se u erdhi në jetë vajza e tyre.
Por vajza e aktores 40 vjeçare, nuk ka vetëm një emër të parë unik; ajo ka dy emra të tillë të mesëm, gjithashtu, njofton Klan Kosova.
Këtë e bënë të ditur certifikata e publikuar e vajzës së tyre ku shkruan:
''Mirëseerdhe Raddix Chloe Wildflower Madden!''
Raddix është fëmija i parë i Benji dhe Cameron të cilët në njoftimin e tyre të 3 janarit thanë se nuk do të ndanin më shumë informacione apo fotografi të vogëlushes së tyre të lindur.
Sidoqoftë, certifikata e saj e lindjes tregon se Raddix erdhi në jetë më 30 dhjetor në 1:58 pasdite në Qendrën Mjekësore Cina Sinai në Los Angeles.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.