Lajmet e fundit

Kamberi ushtron profesionin e tij në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në repartin e psikiatrisë për fëmijë dhe adoleshentë.
Gazetarja Saranda Ramaj, e cila prej vitesh mbulon sektorin e shëndetësisë, ka bërë të ditur se ndaj mjekut në fjalë është paraqitur të paktën një denoncim i mëhershëm për përndjekje të vazhdueshme.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ramaj ka bërë të ditur se që nga dita e djeshme ka komunikuar me shumë gra dhe vajza, të cilat kanë pohuar se janë përndjekur në mënyrë të ngjashme nga i njëjti person.
Klankosova.tv e ka pyetur Prokurorinë për të marrë informacion lidhur me këtë çështje dhe po pret përgjigje zyrtare në lidhje me denoncimet që janë bërë ndaj tij./Klankosova.tv Vërejtje: Personi i përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohet i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata. https://klankosova.tv/mjeku-kosovar-i-arrestuar-per-perndjekjen-e-moderatores-eshte-psikiater-i-femijeve-ne-qkuk/