Psikiatri Ferid Agani ka treguar se “çmenduria” ka zgjidhje.
Në emisionin “Ora e Pasdites” në Klan Kosova, mjeku tha se shumë pacientë kanë frikë nga “çmenduria” kur në pyetje është truri.
Teksa fliste për ankthin, depresion dhe mendimet e dhunshme, ai tha: “Në vend se të shkojnë tek profesionistët e shëndetit mendor dhe të kërkojnë ndihmë, fillojnë nga stigma, nga frika që të mos etiketohen, fillojnë te ikin në rrugë të tjera vetëm truri të mos jetë i sëmurë”.
“Na duhet të kuptojnë që çdo organ, përshembull i ka 100 sëmundje, njëra prej tyre është e rëndë. Me fillu ankthi ose mendimet obsesive, të dhunshme, depresioni ose frika, automatikisht është frika mos po “çmendem”. Mendohet se truri e ka një sëmundje, çmendurinë, nuk është e vërtetë, truri ka 100 sëmundje. Edhe çmenduria ka zgjidhje për dallim nga shumë organe të tjera”, tha mjeku, njofton Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=wlgzmVAE8RY&t=81s
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.