Futbolli edhe këtë vikend do jetë kryefjalë në platformën numër 1 në vend, Artmotion.
Kampionati shumë i dashur në vendin tonë, Serie A nis nesër sezonin e ri, teksa La Liga, Ligue 1, Albi Mall Superliga, Liga e Parë e Kosovës dhe Superliga e Turqisë po ashtu na shoqërojnë me ndeshjet e tyre të radhës.
Nga 33 evente që do të transmetohen ekskluzivisht në kanalet Sport, dy prej tyre zhvillohen sonte në mbrëmje.
Në ora 20:45 në Sport 2, kampionët në fuqi të Francës dhe Europës, PSG zbresin në stadiumin e tyre për të dueluar me Angers. Kjo ndeshje vjen me komentimin e Engjëll Bërbatovcit.
Pak minuta më vonë, me fillim nga 21:30 në Sport 1 mund të ndiqni ndeshjen Betis - Alaves të La Ligas spanjolle, e cila komentohet nga Artor Shala./Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.