Lajmet e fundit
Paris Saint-German ka konfirmuar se nuk e ka në shitje lojtarin Marco Verrati.

Paris Saint-German ka konfirmuar se nuk e ka në shitje lojtarin Marco Verrati. Ai ka qenë në shënjestër të Arsenalit dhe Manchester United por që PSG konfirmon se nuk do ta shes atë në drejtim të tyre.
Ditë më parë Real Madridi është tërhequr nga gara për të marrë shërbimet e tij.
Spekulimet se ai do të largohet nga PSG filluan me interesimin e vet klubit që të sjell një lojtar të ri në pozitën që ai luanë.
Sidoqoftë, sipas mediave në Francë, Verratti do të jetë pjesë e klubit deri në përfundim të kontratës së tij më 2019.
Italiani ka pasur 48 paraqitje në të gjitha garat sezonin e fundit, duke realizuar edhe tre gola për të ndihmuar skuadrën e tij drejt fitimit të tripletës.