Lajmet e fundit
Gjiganti francez ka mposhtur bavarezët me tre gola dallim, në një ndeshje që pothuaj krejtësisht u dominua nga skuadra vendase

Paris Saint-Germain ka mposhtur Bayern Munich me rezultat 3:0, në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Golin e parë për francezët e shënoi mbrojtësi brazilian, Dani Alves, vetëm dy minuta pas nisjes së takimit.
Ndërsa dy golat tjerë u shënuan nga sulmuesit - Edinson Cavani dhe Neymar vulosën fitoren e skuadrës nga Parc des Princes.