Lajmet e fundit
Skuadra që prin në Ligue 1 këtë edicion ka vazhduar me fitore, kësaj radhe duke mposhtur të përzgjedhurit e Lucien Favre, me rezultat bindës 3:0

Paris Saint-Germain ka mposhtur Nice me rezultat të thellë 3:0, në ndeshjen që u zhvillua në Parc des Prices.
Gjiganti francez tregoi forcën edhe në mungesë të brazilianit Neymar, që nuk luajti për shkak të kartonit të kuq që mori javën e kaluar
Vendin e brazilianit e zuri Edison Cavani që mori udhëheqjen e skuadrës me dy gola të shënuar, ndërsa të tretin parisienëve ua dhuroi Dante - autogol.