Lajmet e fundit
Sulmuesi jugkorean është caku kryesor i skuadrës nga kryeqyteti i Francës për afatin kalimtar të janarit

Tottenham Hotspur mund të mbeten pa lojtarin e tyre kryesor në sulm, Heung Min Son.
Është gjiganti francez, Paris Saint Germain që po kërkon me çdo kusht transferimin e koreanit Son.
Son ka kontratë me klubin londinez deri në vitin 2020 dhe ka një klauzolë largimi prej 40 milionë funteve.
PSG është e gatshme ta paguajë klauzolën për transferimin e koreanit në Parc De Princes.