Lajmet e fundit
Skuadra franceze pritet ta tranferojë sulmuesin gjatë verës, meqë edhe katalunasit raportohet të jenë të gatshëm për ta shitur, me gjasë për shkak të paraqitjeve që lënë për të dëshiruar

Paris Saint-Germain është duke planifikuar të bëjë një blerje të madhe tek Barcelona, sepse klubi francez është shumë i interesuar për Ousmane Dembele.
Thomas Tuchel, që do të marrë drejtimin e skuadrës nga kryeqyteti francez në verë, ka punuar me Dembele tek Borussia Dortmund dhe e do sërish nën urdhrat e veta.
Lionel Messi po ashtu është pajtuar që sulmuesi të largohet nga Camp Nou, meqë beson se Antoine Griezmann do të përshtatej më shumë me skuadrën.