Lajmet e fundit
Gjiganti francez ka treguar forcën ndaj mysafirëve ishullorë, duke shënuar plot shtatë herë në portën e tyre dhe pranuar vetëm një gol

Paris Saint-Germain ka mposhtur Celtic me rezultat të thellë 7-1, në ndeshjen e xhiros së radhës të Ligës së Kampionëve.
Neymar dhe Edinson Cavani me nga dy, Kylian Mbappe, Marco Verratti dhe Dani Alves me nga një gol kontribuan në dërrmimin total të mysafirëve.
Të vetmin gol për skuadrën që drejtohet nga Brendan Rodger, që ishte edhe i pari i takimit, e shënoi Moussa Dembele.
Ky rezultat i siguron skuadrws nga Parc des Princes kryesimin e grupit, ndwrsa nw pozitwn e dytw renditet Bayern Munich.