Lajmet e fundit

Paris Saint Germain refuzoi këtë afat kalimtar katër oferta të klubeve të ndryshme evropiane për Zaire-Emery.
Ky i fundit, në një intervistë për Telefoot ka bërë të ditur se ëndrra e tij është ta mbyllë karrierën tek PSG.
"Ëndrra ime është që ta mbyllë karrierën tek PSG dhe ta fitoj secilin trofe të mundshëm.", tha Zaire-Emery.
Mesfushori 17 vjeçar ishte pjesë e akademisë së PSG ndërsa vitin e kaluar u inkuadrua në ekipin e parë të kampionit të Francës.