Lajmet e fundit

Paris Saint-Germain dëshiron që ta transferojë portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma, para gardianit të Manchester United, David De Gea.
Kështu së paku ka raportuar medium anglez The Sun, e që i bie se kjo lëvizje vjen pas ardhjes së Leonardos si drejtor sportive, i cili e preferon 20 vjeçarin i cili kushton 60 milionë funte.
Portieri i Djajve të Kuq është lidhur për një kohë të gjatë me një transferim te kampioni në fuqi I Francës, mirëpo planet e kryeqytetasve tani mund të kenë ndryshuar.