Lajmet e fundit

Paris Saint-Germaini e ka pësuar humbjen e parë sezonale në Ligue 1, edhe atë si mysafir i Olympique Lyonnais (2-1).
Në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin Olimpik të Lyonit, kampioni francez shënoi i pari përmes Angel Di Marias, i cili u asistua nga Julian Draxler.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Di Maria në minutën e shtatë të ndeshjes.
Rezultatin e barazoi Mousa Dembele në minutën e 33-të të ndeshjes.
Golin e fitores e shënoi Nabil Fekir në minutën e 49-të të ndeshjes.