Lajmet e fundit

Numri një i Manchester United, David de Gea, mund të largohet nga Manchester United.
Ndërkaq, situatën e tij po e përcjell nga afër kampioni i Francës, Paris Saint-Germain, sipas Daily Mail.
Spanjollit nuk po i ngutet që të nënshkruajë kontratë të re me Djajtë e Kuq pasi që pret të shohë se si do të mbetet puna e trajnerit Jose Mourinho.
De Gea është njëri nga 11 lojtarët e këtij klubi të cilit i skadon kontrata në fund të stinorit, por klubi e ka një opsion që t’ia zgjatë atë për 12 muaj.