Skuadra franceze Paris Saint-Germain nuk do të detyrohet t’i shesë futbollistët Neymar apo Mbappe, për t’i përmbushur rregullat financiare të Fair Play.
Presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaifi, ka thënë se nuk është 100 për qind i sigurt, por 2000 për qind se dy yjet e lartpërmendur do të qëndrojnë në PSG, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Më parë është raportuar se Neymar dhe Mbappe mund t’i bashkohen Real Madridit apo Barcelonës. Mirëpo presidenti Al-Khelaifi i ka demantuar të gjitha këto raportime.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.