Kampioni aktual evropian, Paris SG, e ka nisur me fitore edicionin e ri në Champions League.
Parisienët si me lojë ashtu edhe me rezultat mposhtën Atalantën 4-0, duke paralajmëruar kështu mbrojtjen e titullit të fituar një vit më parë.
Pas vetëm tre minutash lojë, kapiteni Marquinhos realizoi golin e parë, pasi afër zonës gaboi rëndë Daniel Maldini. Pas disa rasteve tjera që patën vendasit, golin e dytë e shënoi Kvaratskhelia i cili depërtoi i vetmuar në mbrojtjen inekzistente të italianëve.
Krejt në fundin e pjesës së parë, akordohet penallti për PSG, mirëpo gjuajtjen e Barcolas e ndali portieri Carnesecchi.
Pjesa e dytë ishte më e zbehtë, me pak raste, mirëpo u realizuan edhe dy gola. Pas një solo aksioni, njëri nga futbollistët më të shpejtë në Evropë, Nuno Mendes, shënoi golin e fundit, pak edhe me gabimin e portierit italian, që pranoi gol nga këndi i vdekur.
Gabim edhe më të madh bëri Bellanova kur krejt në fund të ndeshjes ia pasoi topin sulmuesit Gonçalo Ramos që kompletoi pokerin.
Në ndeshjen e ardhshme, PSG luan ndaj Barcelonës, kurse Atalanta e pret Club Bruggen. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.