Lajmet e fundit

Paris Saint Germain ka arritur të triumfojë ndaj Atletico Madrid me rezultat 3-2, në ndeshjen e vlefshme për turneun parasezonal internacional Champions Cup.
Avantazhin, parisienët e siguruan në minutën e 32' me golin e Christopher Nkunku, e ky ishte goli i vetëm i shënuar në pjesën e parë.
Pjesa e dytë filloi në mënyrë interesante, pas 10 zëvendësimeve të bëra nga traineri i PSG-së Thomas Tuchel, rrjedha e lojës nisi të ndryshonte.
Zëvendësimet siç duket nuk e kanë zhgënjyer trajnerin Tuchel pasi që në minutën e 71 vjen goli i dytë për Parisienët i shënuar nga francezi, Moussa Diaby.
Por pas 5 minutash në të 76' erdhi përgjigja e Atleticos me Victor Mollejo pas një rrëmuje në 16 metërsh Atleti arriri të ngushtonte diferencën në 2-1.
Kur besohej se PSG-ja do ta mbyllte ndeshjen me fitore, 19-vjeçari Bernede shënoi në portën e vet në tentim për ta larguar topin e kjo i barazoi shifrat në 2-2.
Por, kthesa më e papritur në këtë takim ndodhi në kohën shtesë, kur Virgiliu Postolachi.
Me një goditje nga largësia realizoi gol të bukur për fitoren drithëruese të PSG-së, edhe pse ndeshja përfundoi me rezultat 3-2.
Ndërsa Paris Saint Germain do ta ketë më lehtë në ndeshjen e ardhshme pasi do të luaj kundër Caen, transmeton Klan Kosova.