Në ndeshjen e parë të zhvilluar në "Parkun e Princave" në Paris, Liverpool triumfoi ndaj PSG-së, me një gol të vetëm në ndeshje.
Edhe akti i dytë i zhvilluar sonte në "Anfield", përfundoi me rezultatin e njejtë, veçse kësaj here ishin francezët ata që e tundën rrjetën, raporton Klankosova.tv.
Realizimi i Ousmane Dembeles në minutën e 12-të, rezultoi të jetë determinues për 120 minuta, duke i hapur rrugë penalltive.
Darwin Nunes nuk realizoi nga 11 metra, përderisa parisienët s'po gabonin në asnjë prej tyre.
Vulën eliminimit të "The Reds" e dha humbja e penalltisë nga Curtis Jones.
Vetëm Mohamed Salah realizoi për vendasit, kurse te Paris Saint Germani, gjuajtjet i ekzekutuan saktë, Vitinha, Ramos, Dembele dhe Doue.
[caption id="attachment_2525407" align="alignnone" width="960"]

Ousmane Dembélé duke festuar para futbollistëve të Liverpoolit, pas kualifikimit në çerekfinale të UCL-së[/caption]
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.