Lajmet e fundit

Titulli i 5-të rradhazi në Francë tashmë mund të konsiderohet thjeshtë një mision i pamundur për Paris Saint Germain-in.
Monaco mund të nisë festën sepse me humbjen në transfertën e Alianz Riviera përballë Nice, është vetëm cështje javësh që skuadra e Unai Emery të zbresë nga froni.
Falë edhe një goli të Mario Balotellit ekipi i Lucien Favre mposhti me rezultatin 3-1, kampionët në fuqi të Francës duke i rrezikuar edhe vendin e dytë tashmë formacionit kryeqytetas. Në të 26-tën Balotelli me një gol shumë të bukur i hapi rrugën suksesit të Nice, përcjellë Klan Kosova.
Misioni për të marrë pikë në këtë ndeshje u bë më i vështirë për miqtë në fillimin e pjesës së dytë kur portugezi Ricardo realizoi një supergol për ti cuar shifrat në 2-0.
Marquinhos në të 64-tën u duk sikur rihapi ndeshjen por vetëm kaq për Parisin në këtë sfidë sepse greku Donis pak përpara fundit shënoi edhe të tretin për skuadrën vendase.
Skuadra pariziene e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë pas daljeve me karton të kuq të Thiago Mottës dhe Di Marias.
Shenjë dorëzimi kjo e Parisit sepse Monaco tashmë ka 3 pikë më shumë dhe një ndeshje më tepër për të luajtur tre javë përpara fundit të sezonit, titulli kampion është më pranë se kurrë për skuadrën nga Principata, shkruan Supersport, përcjellë Klan Kosova.